Site icon Telegrafi

Sapun me yndyrën e Berlusconit

Motti arriti ta sigurojë yndyrën e Berlusconit me ndihmën e një bashkëpunëtori i cili punon në klinikën për ndërhyrje estetike dhe e përdori për përpunimin e sapunit. Sapuni është i të njëjtës madhësi si çdo prodhim tjetër i ngjashëm, ndërsa që në vitin 2005 ishte blerë nga një adhurues i Berlusconit. Tash do të qëndrojë i ekspozuar deri më 28 tetor. Edhe pse klinika ku është hequr masa e yndyrës së Berlusconit nuk ka dëshmuar se yndyra është autentike, vizitorët e muzeut shprehin interesimin për ta parë sapunin. /Telegrafi/

Exit mobile version