Ata kanë një histori të gjatë të bashkëpunimeve sidomos kur vjen stina e verës.
Bëhet fjalë për Getoar Selimin si dhe Majkun, të cilët kanë sjell deri më tani tri hite ndër vitesh.
Dyshja duket se ka vendosur që të bashkëpunojnë edhe në një këngë të re, e cila do të jetë këngë ritmike dhe melodi spanjolle.
“Vamos”, titullohet kënga e re e dyshes, ku ka publikuar edhe një pjesë të shkurtër të videos së këngës.
“Paris Milano”, “Ajo” dhe “S’jena mo” janë këngët që dyshja kanë sjell së bashku dhe janë shndërruar në hite.
Ndryshe, Geti dhe Majku ndaras do të mbajnë gjatë verës disa koncerte anembanë trojeve shqiptare si dhe në diasporë. /Telegrafi/