Telegrafi

Sapo u lansua “Tony Montana”, Getinjo paralajmëron bashkëpunimin e radhës

Reperi i njohur kosovar, Getinjo, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim të ri me një këngëtare nga labeli “On Records”.

Ai sapo ka lansuar bashkëpunimin me vëllanë e tij Mozzik, “Tony Montana”, ndërsa thotë se do të vijë edhe me një bashkëpunim tjetër dhe me projekte të reja solo.

“E kam një bashkëpunim me një anëtare të grupit tonë On Records. Nuk po e bëj të njohur tani. Megjithatë, nuk është artiste e re krejtësisht”, ka thënë ai në emisionin “Express” të KTV-së

Këngëtari nuk ka mohuar nëse kjo këngëtare mund të jetë Kida. “Ka mundësi”, ka thënë ai kur është pyetur mos ajo është Kida.

Pas publikimit të “Tony Montana”, Getinjo thotë se do të vijë edhe me këngë solo gjatë verës.

“Ka pasur shumë bashkëpunime, po priten edhe projekte solo. Në korrik mund të jetë kënga më e re e imja solo”, ka shtuar ai.