Site icon Telegrafi

Sapo kemi hyrë në vitin 2020 dhe tashmë ka ndodhur një tjetër vendim kundërthënës në futbollin anglez

(Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/Daily Mail/Twitter)

Në futbollin anglez ka pasur kritika të shumta kundrejt VAR-it, ndërsa tashmë ka ndodhur edhe vendimi më kundërthënës në vitin 2020.

Është fjala për anulimin e golit të Jack Grealish në ndeshjen që skuadra e tij e zhvillon si mysafir i Burnleyt.

Ai shënoi me kokë në minutën e 11-të të sfidës, mirëpo pas konsultimit të video-asistencës, goli u anulua pasi paraprakisht takja e sulmuesit Wesley ishte në pozitë jashtë loje.

Futbollisti i Aston Villas besoi se ka shënuar falë harkimit nga Ezri Konsa, mirëpo pas shqyrtimit treminutësh nga VAR, u vendos që goli nuk ishte i rregullt.

Në fakt, Wesley e kishte prekur topin para se të arrinte te Konsa dhe meqë takja e tij ishte në pozitë jashtë loje, goli u anulua. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Daily Mail/Twitter)
Exit mobile version