Site icon Telegrafi

Sapo kaluan në zyrat e reja, ua rriti pagën për 10 mijë dollarë – shefi befason punëtorët me premtimin e radhës

Dan Price, shefi i kompanisë Gravity Payments

Dan Price i cili drejton një kompani që merret me karta krediti, i ka lënë pa fjalë punëtorët e tij kur u tregoi se planifikon që t’ua rris pagën me 10 mijë dollarë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, menjëherë pasi ndërruan ambientet e kompanisë, shefi i Gravity Payments, shkoi t’i përshëndeste punëtorët dhe t’ua jepte lajmin e mirë.

Përpara kësaj rritje, punëtorët e kësaj kompanie fitonin nën 30 mijë dollarë. Dhe tashmë, pritet që punëtorët që fitojnë 40 mijë dollarë në vit, paga minimale e kompanisë – pas rritjes prej 10 mijë dollarësh.

Por ky nuk është synimi i vetëm i kompanisë. Shefi i saj ka premtuar edhe një rritje të radhës, e cila sipas tij, deri në vitin 2024, paga minimale të shkojë në 70 mijë dollarë në vit.

Duke folur për ABC7 News, Price tha se, “jam lodhur duke qenë pjesë e problemit, dua të jem pjesë e zgjidhjes”.

“Më parë unë fitoja 1 milion dollarë në vit, ndërsa njerëzit që punonin për mua fitonin 30 mijë dollarë në vit dhe kjo nuk është e drejtë. Unë po e ushqeja problemin”.

Sipas Price, rritja e pagës do t’i lejojë punëtorët e tij, që të bëjnë zgjedhje që janë në përputhje me vlerat e tyre duke mos qenë të varur nga paratë. /Telegrafi/

Exit mobile version