Site icon Telegrafi

Sapo del nga burgu, vret sërish

Musabelliu kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi rreth një vit më parë kishte përplasur për vdekje me motoçikletë një grua, dhe menjëherë më pas shkaktoi një tjetër viktimë.

Sipas prokurorit 20-vjeçari ishte duke qarkulluar me shpejtësi me automjetin e tij tip BMV, në kohën që ka humbur kontrollin e mjetit dhe përplasi dy persona të cilët po ecnin në trotuar.

Si rrjedhojë, Alfred dhe Albano Merko, babë e bir, përfunduan në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që 46-vjeçari kryefamiljar ndërroi jetë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Sipas policisë së Beratit, ai është një ish-i dënuar dhe vetëm disa muaj më parë e kishte përfunduar dënimin, ndërkohë që tashmë do të përballet sërish me të njëjtën akuzë, raportoi Shekulli. /Telegrafi/
 

Exit mobile version