Telegrafi

SAP drejt kreut në bazat e të dhënave

SAP publikoi se planet e veta do ti bëj publike në konferencën për gazetarë të caktuar për 10 prill në San Francisco. Kompania është furnizuesi udhëheqës botërorë i softuerit për menaxhimin e proceseve afariste, derisa Oracle është lojtari i dytë në këtë treg, por njëkohësisht është edhe kompania udhëheqëse në fushën e softuerit për menaxhimin e bazave të të dhënave.

SAP bleu Sybase në prillin e vitit 2010 duke hyrë kështu në mënyrë më aktive në tregun e softuerit për menaxhimin e bazave të të dhënave, e në evenimentin e caktuar për 10 prill synon të paraqes platformën e vet të unifikuar për menaxhimin e të dhënave dhe të tregoj se synon të bëhet një nga ofruesit kryesorë të zgjidhjeve për menaxhimin e bazave të të dhënave. /Telegrafi/