Ndeshja kryesore e ditës së shtunë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018 do të jetë mes Spanjës dhe Portugalisë.
Ish-kampionët e Botës, Spanja ndodhet në një krizë pasi vetëm dy ditë më parë shkarkuan trajnerin Lopetegui.
Por sipas trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos nuk pret që kjo gjë të ndikojë në ndeshje.
“Nuk mendoj se do të ndikojë në ndeshje befasia që u shkarkua Lopetegui. Spanja është një kundërshtar i jashtëzakonshëm por nuk janë perfekt”.
“Si gjitha Kombëtaret tjera edhe Spanja ka pika të dobëta dhe ne do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato”, tha Santos.
Trajneri i luzitanëve foli edhe për trajnerin e ri të Spanjës, të cilët e vlerësoi si favorite për ta fituar Kupën e Botës.
“Hierro është një trajner shumë i mirë dhe pavarësisht nëse është ai ose të ishte Lopetegui Spanja është favorite për ta fituar Kupën e Botës”.
Krejt në fund trajneri i njohur foli edhe për gjendjen e Cristiano Ronaldos.
“Ronaldo është shumë mirë, ai është një kapiten brenda dhe jashtë fushës së lojës, një futbollist i jashtëzakonshëm, por më i rëndësishëm se Ronaldo dhe unë është ekipi”, përfundoi Santos. /Telegrafi/