Telegrafi

Santon kritikon Mancinin, por lavdëron De Boerin

Mbrojtësi i Interit, Davide Santon, ka thënë se gjërat kanë ndryshuar shumë për atë që nga ardhja e trajnerit Frank De Boer.

Me këtë rast italiani ka kritikuar ish-trajnerin Roberto Mancini, por nuk kishte në asnjë moment besimin e tij.

“Ishte një verë shumë e keqe për mua. Mancini më konsideronte si alternativen e katër apo pesë. Nuk e shikoja të ardhmen time këtu, por me ardhjen e De Boer ndryshoi gjithçka. Ai më ndihmoi dhe më dha besim”.

Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë që kanë lindur në vitin 1991, në mesin e tyre dhe një shqiptar (Foto)

“Mancini preferonte lojtarët tjerë para meje, vazhdoj të mos e kuptoj pse pas disa ndeshjeve të mira, ai nuk më inkuadronte në lojë”.

“De Boer? Që kur ka ardhur kemi folur menjëherë. Më tha që ka besim te unë dhe se mund të isha titullar dhe kështu ndodhi. Për një lojtar besimi nga trajneri i tij është shumë i rëndësishëm. Pas fjalëve të De Boer jam përqendruar në stërvitje pasi besoja se tani do të luaja si të gjithë”, ka thënë Santon. /Telegrafi/