Real Madrid ka treguar për zhvillimin e fundit rreth rinovimit të Santiago Bernabeut, ku nuk mungon edhe një tunel i madh që do të jetë në stadium.
Klubi i njohur Real Madrid tash e disa muaj ndeshjet është duke i zhvilluar në stadiumin Alferdo si Stefano që është pjesë e qendrës stërvitore të tyre.
Kjo pasi stadiumi Santiago Bernabeu është në rinovim total.
Klubi ka bërë të ditur se tani është duke u hapur një tunel që do ta përshkojë gjithë stadiumin.
Ai do të shërbejë për shpërndarje logjistike, mirëmbajtje dhe ngarkim-shkarkim brenda stadiumit në mënyrë që të lirojë mjediset jashtë stadiumit, siç kishte kërkuar Këshilli i Qytetit të Madridit dhe ishte kusht që të jepej drita jeshile për projektin e rimodelimit.
Zhurma dhe tollovitë në mjediset e stadiumit do të shmangen dhe do të ketë një ecuri më efikase.
Një tjetër nga funksionet e tij do të jetë lehtësimi i hyrjes në fushë, pasi është krijuar gjithashtu një vend edhe për këtë gjë.
Tuneli do të jetë pranë parkimit të ri nëntokësor.
Aty do të kalojnë edhe autobusët e lojtarëve, e jo siç ka ndodhur zakonisht. /Telegrafi/