Telegrafi

Santander Bank, 4,7 miliardë fitime vetëm për tre mujorin e parë

“Santander” që ndjek politikat e saj me blerjen e britanikes “Alliance” dhe “Leicester”, ka saktësuar se prodhimi i saj neto ishte rritur me 14.5%, domethënë 8.49 miliard euro.

Përqindjet e kredive të dyshimta në të gjithë hapësirën e bankës dolën 1.3%, nga të cilat 1.08% në Spanjë.

Në të gjithë Evropën fitimi neto u ul me 2.6% apo 2.39 miliardë euro. Por në Amerikën Latine profitet u rritën 4% dhe po kaq edhe në Britaninë e Madhe.

Duke bërë një përmbledhje të këtyre rezultateve banka spanjolle parashikon 15% rritje të profitit të saj për aksion për një vit, që do të thotë një profit neto vjetor përreth 10 miliardë euro në 2008, kundrejt 8.1 miliardë të vitit 2007.

Në bursë shmangiet e kompanisë dhe mungesa e aktivave të lidhura me kredinë e nënvlerësuar amerikane, kanë lejuar që aksionet e “Santander Bank” të superformojnë në treguesin sektorial të bankave evropiane me 19% që nga fillimi i këtij viti.

Për 2008 një aksion paguhet 7.4 herë më shumë nga rezultati I parashikuar që korrespondon me çmimin e ndarjes.