Telegrafi

Santana dëshiron të kalojë te Roma

Giallorossët kërkojnë shërbimet e argjentinasit qe një kohë të gjatë, mirëpo deri më tani ai ka refuzuar të largohet nga Fiorentina me të cilën ka kontratë deri në vitin 2010.

Santana ka kërkuar zgjatjen e kontratës edhe për një vit, ndërsa skuadra aktuale e tij nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim.

“Dëshiroj të qëndroj në Firence, por më e rëndësishmja është të luaj për një skuadër e cila më dëshiron”.

“Agjenti im dhe unë e kemi diskutuar mundësinë për t’iu bashkëngjitur Romës, dhe tani ekziston mundësia që të ndodhë, sepse mendoj që Viola nuk mendon ashtu si mendoj unë”, ka thënë Santana për Ansa.it.