Telegrafi

Santa Cruz sot mund të debutojë me Cityn

28-vjeçari ka qëndruar jashtë fushe për shkak të lëndimit në gju, por pritet të aktivizohet sonte në takimin përballë West Ham United.

“Roque do të jetë një opsion për ne. Ai duket në gjendje të mirë. Ne kishim një takim me dyer të mbyllura kundër Wrexham dhe ai dukej në formë të mirë”, ka thënë menaxheri i ekipit, Mark Hughes.