Telegrafi

Santa Cruz: Fergon xheloz në Cityn

Menaxher i Manchester United, Sir Alex Ferguson e pati quajtur Cityn, ‘një klub i vogël me mentalitet të vogël’.

“Nuk ka dyshim se Alex Ferguson ka qenë i shkëlqyeshëm me Manchester United dhe se, zakonisht, fjalët e tij vlejnë. Por në këtë rast mendoj se ai mund të jetë ca xheloz kur e sheh se sa shumë kemi harxhuar ne”, ka thënë Roque Santa Cruz për Guardian.

“Çdo trajner dëshiron lojtarët më të mirë dhe mendoj se ai ndjen ca presion pasi, në thellësi, ai e di se City është një prej atyre klubeve të mëdha”, ka shtuar përforcimi i ri i Manchester Cityt.