Santa Argirova është kryeredaktorja e re e programit informativ të televizionit publik të Maqedonisë. Afati i fundit për propozimin e një redaktori për RTVM-në ishte dita e sotme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Argirova ishte propozim i LSDM-së dhe në mbledhjen e sotme u pranua edhe nga partitë tjera politike, OBRM-PDUKM, PDSH dhe BDI.
Këtë funksion Santa Argirova do ta ushtrojë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Ndryshe, Argirova është gazetare me përvojë në servisin publik dhe në disa media. Ajo ka punuar edhe në kabinetin e ministres Ilinka Mitreva./Telegrafi/