Telegrafi

Sanohet Shtëpia e Robevcëve në Ohër

Ministria e kulturës ka kryer sanimin e plotë të objektit më të njohur të stilit të vjetër arkitektural – Shtëpisë së Robevcëve në Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky projet ka kushtuar 3 milion denarë, ndërkaq janë kryer ndërhyrje zdrukthi, është rregulluar çatia, janë kryer disa intervenime ndërtimore dhe sanime të brendshme.

Shtëpia do të ketë sfondin etnologjik, arkeologjik dhe artistik, ku do të ekspozohen trashëgimi të vlefshme kulturore. Do të vendoset edhe një kisok për të shitur biletat hyrëse dhe suvenire./Telegrafi/