Udhëheqësi konservator finlandez Petteri Orpo ka fituar një garë zgjedhore “trepalëshe”, duke mundur qendrën e majtë të kryeministres Sanna Marin.
“Ne kemi numrin më të madh”, ka thënë kreu i Partisë së Koalicionit Kombëtar, pas një nate dramatike në të cilën rezultati shkonte gradualisht në disfavor të socialdemokratëve të zonjës Marin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Orpo siguroi 20.8% të votave, përpara Partisë populiste të krahut të djathtë finlandez dhe qendrës së majtë.
Populistët fituan një rekord prej 20.1%.
Ndërkohë që kjo vlerësohet si një humbje e hidhur për zonjën Marin, e cila rriti vendet e partisë së saj dhe siguroi 19.9% të votave.
Ajo vazhdon të gëzojë vlerësime të larta në sondazhe dhe është vlerësuar gjerësisht për drejtimin e Finlandës drejt hyrjes së menjëhershme në NATO dhe përballimit të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Menjëherë pasi lideri konservator shpalli fitoren, liderja e qendrës së majtë pranoi zgjedhjet.
“Urime fituesit të zgjedhjeve, urime Partisë së Koalicionit Kombëtar, urime Partisë Finlandeze. Demokracia ka folur”, u tha ajo mbështetësve.
Për javë të tëra, të tre partitë kishin qenë pothuajse të barabarta në sondazhe. /Telegrafi/