Nga MPB kanë njoftuar se kanë kryer kontroll në zonën e Manastirit gjatë ditës së sotme (09.11.2023) në periudhën nga ora 15:00 deri në ora 20:00.
Kontroll aksionar në territorin e SPB Manastir për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 77 drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, si dhe janë sanksionuar katër lloje të tjera shkeljesh gjatë kontrollit.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. /Telegrafi/