Site icon Telegrafi

Sanksionohen 44 drejtues të automjeteve në Shkup pasi nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve

Janë sanksionuar 44 drejtues të automjeteve për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve në kontrollin aksional që e ka zbatuar policia sot prej orës 08 deri në orën 12 në territorin e SPB Shkup.

Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Që atje paralajmërojnë se vazhdojnë me kontrollet e tilla aksionale.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version