Telegrafi

Sanksionohen 174 shoferë në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, nga të cilat 38 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 13 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur 10 masa për mospërfillje të kalimit, shtatë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.