Telegrafi

Sanksionohen 173 shoferë të alkoolizuar në territorin e RMV-së

Mbrëmjen e kaluar (10.09.2022) në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 04:00 është zbatuar aksion i përforcuar kontrolli për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete nën efektin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonia, gjatë së cilës janë sanksionuar 173 shoferë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej tyre, siç bëjnë me dije nga MPB-ja, 42 në territorin e Shkupit, 27 në territorin e Velesit, etj…

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet e intensifikuara aksionale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë për të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojë rregullat dhe rregulloret e trafikut.