MPB informon se ka sanksionuar 123 persona për shkeljet të rregullave në komunikacion.
“Ministria e Brendshme dje (04.12.) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit. Gjithsej 123 masash u vendosën në territorin e Qendrës, në mesin e të cilëve edhe 13 për vozitje pa patentë shoferi, 11 për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 8 sanksionet për ngasjen nën ndikimin e alkoolit, 7 për automjete të paregjistruara, 5 masa për automjete me probleme teknike.
Kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe rregulloret për të rritur sigurinë./Telegrafi/