Site icon Telegrafi

Gjoba për 215 makina të parkuara në mënyrë të paligjshme në Qendër të Shkupit

Për shtatë ditë në Shkup në komunën Qendër janë sanksionuar 215 vetura të parkuara në mënyrë të paligjshme. NP për parkingje të Komunës Qendër në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup, kanë ndërmarrë masa për të sanksionuar automjetet që kanë penguar rrjedhën normale dhe të sigurt të komunikacionit.

Në periudhën prej datës 27.05. deri më datë 02.06.2024, me mjetet speciale të NP-së e njohur janë hequr 111 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, me vendosjen e pajisjes mekanike “Blokator”, janë sanksionuar 104 automjete të tjera që janë gjetur në parkingje të ndertesave të banuara të cilët persona nuk kanë banuar në ato ndërtesa. Shfrytëzuesit janë sanksionuar për sektorin në të cilin kanë parkuar, njofton NP për parkingje të Komunës Qendër.

NP dhe Komuna Qendër do të vazhdojnë zbatimin e kësaj mase dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret, duke lënë automjetet e tyre vetëm në vendet e përcaktuara. Kjo masë synon të sigurojë lëvizjen normale të këmbësorëve dhe çiklistëve nëpër trotuare dhe shtigje për biçikleta, si dhe lëvizje të sigurt për automjetet në rrugë.

Exit mobile version