Telegrafi

Sanksionet anash, SHBA ofron ndihmë për Iranin dhe Korenë e Veriut – në luftën kundër coronavirusit

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar të ndihmojnë në mënyrë aktive dy nga “armiqtë e saj të listës së zezë”, Korenë e Veriut dhe Iranin, në luftën kundër shpërthimit të ri të coronavirusit që ka infektuar më shumë 120,000 njerëz dhe ka vrarë mbi 4.300 në të gjithë globin.

Siç shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi, ka qenë Robert Destro, ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit për Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës, ai që u tha gazetarëve të mërkurën se ai nuk mund të konfirmojë nëse raportimi i Koresë së Veriut për raste të prekura me coranavirus është zero, ishte i saktë.

Ai u tha gazetarëve se SHBA “është e shqetësuar për njerëzit e Koresë së Veriut dhe shprehim simpatitë tona për të gjitha familjet që e gjejnë veten në situatën e pafat për t’u prekur”.

“Ne gjithashtu e dimë se Koreja e Veriut është një shoqëri shumë e mbyllur. Informacioni është shumë i vështirë për tu arritur”, shtoi ai.

Coronavirusi, që besohet se ka origjinën në rrethin qendror të Kinës, Hubei, që nga atëherë është përhapur në më shumë se 100 vende në të gjithë globin.

Në muajt e fundit, pika të reja të nxehta të epidemisë janë shfaqur në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran.

Destro tha se administrata e presidentit Donald Trump do të mbështeste Republikën Islamike, edhe pse SHBA ka vendosur sanksione kundër saj.

“… në atë masë sa të jemi të dobishëm, ne do të përpiqemi të jemi të dobishëm dhe të ofrojmë ndihmë, dhe ne e kemi bërë atë në çdo numër rastesh”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/