Huawei ka shtyrë debutimin e një laptopi të ri me sistem operativ Windows në një afat të pacaktuar, kështu tha shefi i Departamentit për Konsumatorë brenda kompanisë, Richard Yu.
Produkti duhej të debutonte në Shangai këtë javë por sanksionet tregtare amerikane kanë kufizuar aftësinë e Huaweit për të përdorur procesorët Intel dhe softuerin e Microsoftit.
Yu për CNBC e përshkroi situatën si famëkeqe duke shtuar se laptopi do të kishte debutuar këtë javë.
Vendosja e Huawei në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara bëri të kompania të tërhiqte produktin.
Detajet rreth laptopit mungojnë përtej asaj se do të ishte anëtari më i ri i familjes MateBook. Në Kongresin Mobil Botërore në muajin shkurt, Huawei prezantoi MateBook 14 dhe përditësoi linjën MateBook X Pro.
Asnjëri prej tyre nuk ka dalë në shitje ende. Në fillim të kësaj jave është raportuar se Huawei kishte ndalur prodhimin dhe zhvillimin e kompjuterëve.
Më 10 maj, Trump sinjalizoi fundin e negociatave zyrtare, duke ngritur tarifat nga 10 për qind në 25 për qind të importeve kineze.
Departamenti amerikan i Tregtisë kishte lajmëruar se ka ndalur kompaninë Huawei dhe 70 bashkëpunëtorë të tjerë, një masë që ndalon kompaninë nga blerja e komponentëve dhe teknologjisë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë. /Telegrafi/