Site icon Telegrafi

Sanksione të reja kundër Koresë së Veriut dhe kompanive kineze

SHBA-ja miratoi sanksione të reja kundër kompanive, individëve dhe anijeve koreano-veriore si dhe dy kompanive tregtare kineze, në përgjigje të programit bërthamor të Phenianit, njoftoi Departamenti i Thesarit në një deklaratë.

Iniciativa ka si synim për të penguar fluksin e pasurive dhe materialeve thelbësore për ekonominë koreano-veriore si nafta, elekronika dhe metalet, për të penguar zhvillimin e armëve bërthamore, një kërcënim për rajonin.

“Në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, qeveria amerikane ka nën shënjestër komponentë të paligjshëm në Kinë, Rusi dhe në shtete të tjera që punojnë për llogari të rrjeteve financiare koreano-veriore, dhe kërkon dëbimin e tyre nga territoret ku ata veprojnë”, pohoi Steven Mnuchin, sekretari për Thesarin.

Ai shtoi se sanksionet, masa shtrënguese kundër programit bërthamor të Phenianit prek gjithashtu kompani të naftës, ato detare dhe tregtare që vazhdojnë të sigurojnë një mjet shpëtimi për Korenë e Veriut për ambiciet bërthamore dhe aktiviteteve destabilizuese të këtij regjimi.

Exit mobile version