Leroy Sane kishte nënshkruar një muaj më parë me Bayern Munichun, ndërsa këtë të enjte ai u prezantua për fansat dhe mediat për herë të parë.
Në një konferencë për shtyp, blerja e madhe e bavarezëve iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke treguar edhe një sekret për bisedimet.
“Pse zgjodhe Bayernin? Koncepti i futbollit që më prezantuan Hasan Salihamidzic dhe i gjithë bordi … Kaq ishte e gjitha”.
“Ndikuan shumë edhe disa lojtarë, që më nxitën pa pushim që të firmosja me Bayernin. Më i bezdisshmi ishte Joshua Kimmich, më telefononte çdo ditë për të më pyetur se cila ishte situata. Kalimi te Bayerni ishte zgjidhja e vetme për mua”, ka thënë ai fillimisht.
?️ @LeroySane19 on his decision: “Joshua #Kimmich was the most annoying. He liked to call me nearly every day to find out what the latest update was.”#ServusLeroy pic.twitter.com/oEa7WrVkKb
— FC Bayern English (@FCBayernEN) July 23, 2020
Sane foli edhe për ditët e para te Bayern Munich, duke i cilësuar si shumë të mira, pasi njeh shumë lojtarë edhe nga ekipi Kombëtar i Gjermanisë.
“Ditët e para kanë qenë shumë të mira, njerëzit më kanë mirëpritur. I njihja disa lojtarë nga përfaqësuesja. Gjithçka ka shkuar shumë mirë deri tani”.
Sipas tij objektivi te Bayern Munich është i qartë, kërkohen trofetë, gjegjësisht Liga e Kampionëve.
“Isha i qartë se, nëse do të lëvizja, duhej të ishte në një klub që është i aftë të fitojë Ligën e Kampionëve”.
?️ “Ultimately, the transfer happened relatively quickly. I spoke to Hasan and we quickly came to an agreement, so things moved very quickly. Even though it’s before the Champions League, so that I can settle in without any stress.”#ServusLeroy pic.twitter.com/YEynd77Bv3
— FC Bayern English (@FCBayernEN) July 23, 2020
“Bayern i përmbush 100 për qind këto kërkesa. Në përgjithësi, të fitosh Ligën e Kampionëve është e vështirë. Bayern e ka fituar atë disa herë. Po kërkoja diçka të re, një sfidë të re”, deklaroi Sane. /Telegrafi/