Leory Sane ka zhvilluar një edicion fantastik me Manchester Cityn.
Sulmuesi gjerman u zgjedh lojtari i ri më i mirë në Ligën Premier dhe fitoi titullin e kampionit me klubin anglez.
Por kjo nuk mjaftoi për trajnerin gjerman Joachim Low që ta grumbulloj në Kampionatin Botëror.
Mos pjesëmarrja në Botëror e Sanes çuditi gjithë opinionin sportiv ndërsa Sane nuk ka folur për këtë temë deri më tani.
Pas humbjes në miqësore ndaj Dortmundit, sulmuesi gjerman u shpreh se ka biseduar me Low dhe e ka kuptuar për vendimin e marrë.
“Kam biseduar me Low dhe ai më ka dhënë arsyejet e tij për mos grumbullimin tim në Botëror”.
“Sigurisht që e kam pranuar vendimin e tij, pasi edhe më dha arsyeje të mira dhe gjithçka ishte në rregull”.
“Më vije shumë keq që Gjermania u eliminua në fazën e grupeve, kjo është vështirë të përballohet”, ka thënë Sane. /Telegrafi/