Lajmi i ditës së hënë ishte mungesa e Leroy Sane te Përfaqësuesja e Gjermanisë.
22-vjeçari nuk u përfshi nga trajneri Joachim Low në listën e 23 lojtarëve për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Sulmuesi nëpërmjet Twitterit ka thyer heshtjen duke falënderuar të gjithë për përkrahjen.
“Faleminderit shumë të gjithëve për mesazhet inkurajuese dje dhe sot”.
“Natyrisht që jam i dëshpëruar që nuk do marr pjesë në Botëror, por më duhet ta pranoj këtë vendim dhe do jap gjithçka nga vetja për t’u kthyer më i fortë”.
“Asgjë më shumë se sukseset më të mira skuadrës në Rusi. Shkoni dhe merreni titullin”, ka shkruar Sane.
Vlen të theksohet se Leroy Sane në sezonin 2017/18 ishte një nga më të mirë te Manchester City, por kjo nuk i mjaftoi Lowt. /Telegrafi/