Telegrafi

Sandviçi rekord – hahet para se bëhen matjet

Kanë punuar 1500 kuzhinierë për dy ditë, për të mbushur më shumë se 900 kilogramë mish të coptuar në një sandviç të gjatë afro 1500 metër.

Organizatorët kishin planifikuar ta prezantojnë sandviçin më të gjatë në botë në një park në kryeqytetin Teheran.

Por, derisa sandviçi ishte duke u matur, njerëzit filluan ta hanë dhe ai u zhduk brenda disa minutash, duke iu pamundësuar përfaqësuesve të librit të rekordeve të Guinnessit ta konfirmojnë rekordin.

“Ne ende mendojmë se sandviçi do të shënojë rekord në librin e Guinnessit, për shkak të dëshmive të tjera dhe fotografive të cilat ne do t’ua dërgojmë atyre”, ka thënë njëri prej organizatorëve.

Njerëzit “e urritur” duke ngrënë sandviçin