Site icon Telegrafi

Sandviçë për kundër-protestuesit! (Video)

Për kundër-kundër protestën e 21 prillit ende gjithandej po flitet. Kundër-protesta u organizua nga “GDOM”, iniciativa e disa figurave publike maqedonase nga fusha të ndryshme, të cilët dalin në mbrojtje dhe favorizojnë politikat e pushtetit aktual.

Pjesë të kësaj iniciative janë edhe figurat kontraverse si aktori Toni Mihajllovski dhe gazetari Milenko Nedellkovski.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe foto të ndryshme, të protestuesve që organizatorët i kanë sjellë me autobusë nga mbarë Maqedonia.

https://www.youtube.com/watch?v=rSDoUjhjPXA

Një video e përhapur në rrjetet sociale, në të cilën shihet se si organizatorët, protestuesve ju ndajnë sandviçë, transmeton Portalb.

Ky akt është kritikuar mjaft nga qytetarët me komente të ndryshme në rrjetet sociale. Disa nga protestuesit që janë në palën tjetër, pra në protestat e organizuara nga Lëvizja Civile #Protestoj, madje kanë bërë edhe disa pllakate duke shkruar “Sandviç protestues”.

Përndryshe, OJQ “Civil”, për këtë protestë ka shkruar, “Qindra autobusë nga mbarë Maqedonia, janë stacionuar në Shkup, me mijëra kundër-protestues nën organizimin e pushtetit”.

Sipas raportimeve nga terreni i OJQ “Civilit”, shumica nga kundër-prtestuesit janë të punësuarit nëpër institucionet në shtet, gjegjësisht në administratë dhe pushtetin lokal.

“T’i qerojmë hesapet! Ose ne ose ata!”, thotë njëri nga kundër-protestuesit, që mund të dëgjohet në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

Exit mobile version