Përbërësit:
▪ 8 feta buke
▪ 4 lugë çaji mustarde
▪ piper
▪ 4 feta djathë pice
▪ 120 g proshutë në feta
▪ 2 pjeshkë mesatare të qëruara dhe të ndara në feta
▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Lyeni 4 feta buke me mustardë dhe shtoni piper sipas dëshirës.
Shtoni një fetë djathë, proshutë dhe disa thela pjeshke.
Nëse dëshironi, mund t’i shtoni dhe pak mjaltë.
Vendosni një fetë buke përmbi dhe vendosini në tostier deri sa të theken.