Dëshironi që drekat e darkat tua të jenë pak më të djegësta?
Zgjedhje e mirë, sepse kur në përbërje keni Miree Paprika Chill atëherë perfeksiononi recetën tuaj duke e bërë të djegëst dhe super… super të shijshme!
Përbërësit për 4 persona
– 200 gram Miree Chilli Paprika
– 4 petë
– 1 qepë
– 300 gram tomatini
– 4 copëza proshutë viçi nga 150 gram secila
– 2 lugë vaj ulliri Levante
– Kripë
– Piper
– 80 gram rukollë
Përgatitja
Koha: 45 minuta
E preferuar për darkë
Vendosni petët në folje dhe ngrohini ato në furrë të nxehtë. Preni qepën. Pastroni tomatinit dhe preni në gjysmë. Nxjerrni proshutën të thahet. Nxehni vajin në një tigan. Pjekeni përshutën për 3 deri 5 minuta në secilën anë. Hidhni kripë dhe piper. Largoni ato dhe vendosni në furrën e nxehtë.
Vendosni qepën dhe tomatinit në tiganin e nxehtë me vaj ulliri. Hidhni kripë dhe piper. Pastroni, lajeni dhe lini të kullojë rukollën. Nxjerrni copët e proshutës së fërguar nga furra dhe preni në riska.
Nxjerrni petët nga furra dhe vendosini njërën pranë tjetrës në një hapësirë punuese. Shpërndani Miree Chilli Paprika në sipërfaqet e petës. Vendosni rukollën mbi, tomatinit dhe copët e proshutës. Hidhni kripë dhe piper. Mbështjellni petët dhe i mbuloni me letër. Servoni bashkë me Miree Chilli Paprika si shtesë për ekstra shije.