Site icon Telegrafi

Sandviç mëngjesi me shije mesdhetare

Përbërësit:

▪ 2 kokrra vezë
▪ vaj ulliri
▪ 3 domate qershi
▪ borzilok
▪ 50 gr djathë mozzarella
▪ kripë

Përgatitja:

Në një tigan shtoni vaj ulliri dhe domatet qershi të prera përgjysmë.

Skuqini domatet qershi, shtoni kripë dhe më pas mozzarella.

Ndërkohë që përbërësit në tigan vazhdojnë gatuhen, rrihni dy vezë dhe shtojani tiganit.

Gatuajini vezët më përbërësit e tjerë dhe në momentet e fundit shtoni borzilok.

Shërbejeni me bukë të thekur.

Exit mobile version