Vetëm gjashtë muaj në Angli dhe përsëri rikthim në Spanjë.
Sandro Ramirez nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez te Evertoni.
Sulmuesi i talentuar ka vendosur të largohet nga skuadra pasi në Everton do të vije turku Cenk Tosun.
E ardhmja e sulmuesit do të jetë në vendlindjen e tij në Spanjë, ku Valencia është skuadra që po e dëshiron.
Mediat spanjolle kanë raportuar se klubi spanjoll i ka ofruar 15 milionë euro Evertonit për Sandro Ramirezin.
Marrëveshja mes skuadrave është arritur ndërsa tani ka mbetur lojtari të diskutojë kushtet financiare me klubin.
Ish-anëtari i Barcelonës pritet që ta kompletoj transferimin e tij te Valencia në ditët e para të janarit.
Ai më parë ka bërë karrierë edhe te Malaga në La Liga. /Telegrafi/