Alex Sandro këmbëngul se ai kurrë nuk e ka menduar largimin nga Juventusi, por pranon se nuk kam marrë ende ofertë për rinovim.
Braziliani ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Juve gjatë verës.
Ai përfundimisht qëndroi dhe e bëri të qartë se fokusi i tij është vetëm te Bianconerët.
“Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Juventusi, por ende nuk kam marrë një ofertë për rinovim”.
“Unë kam kontratë edhe këtë vit, por edhe në vitin tjetër”.
“Do të vazhdoj të përqendrohem në të tashmen dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.
Sandro ka ardhur te Juventusi nga Porto para tre sezonesh dhe është kthyer në një pikë referuese. /Telegrafi/