Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, u largua nga stërvitja e Brazilit për shkak të lëndimit në kofshë.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet tjera të lëndimit pasi ekzaminimet do të bëhen gjatë pasdites së martës.
Zonja e Vjetër tashmë po vuan edhe për mungesën e Giorgio Chiellini, i cili u lëndua në barazimit ndaj SPAL-it në Serie A.
Pas pushimit të përfaqësueseve kampionët aktual të Italisë do të përballën me Milanin, pastaj në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe për Massimiliano Allegrin një tjetër lëndim do ishte humbje e madhe.
Për të arritur në çerekfinale, Juve mposhti Tottenhamin dhe Sandro ishte një nga më të mirët në fushë.
Në 20 ndeshje në Serie A, ish-ylli i Portos ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar katër asistime në 1582 minuta.
Në ndeshjen e parë ndaj Realit në Torino do të mungojnë edhe Medhi Benatia e Miralem Pjanic, të dy për shkak të kartonëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7GQ40T_RAEQ