Telegrafi

Sandro ëndërron Ligën e Kampionëve me Juventusin

Alex Sandro ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës së tij Juventus.

Mbrojtësi brazilian ishte ndër më të kërkuarit në dy afatet e fundit kalimtare por nuk u largua nga ‘Zonja e Vjetër’.

Dy skuadrat angleze, Chelsea dhe Manchester United kishin të gatshme shuma të mëdha të parave për brazilianin por që nuk e bindën në fund.

Ai ka thënë se vendosi të qëndroj në Torino pasi ndihet mirë dhe synon të fitojë ende me klubin.

“Jam i lumtur në Torino dhe nuk dua të largohem. Është folur shumë për mua por un tani jam këtu dhe nuk dua të komentoj atë që është shkruar”, ka thënë Sandro.

Qëllimi i brazilianit është ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij edhe pse do të jetë tejet e vështirë.

“Ne ëndërrojmë të gjithë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe synimi ynë kryesor për këtë edicion është të triumfojmë në këtë garë”.

“Natyrisht që e rëndësishme është edhe Kupa e Italisë dhe kampionati dhe shpresojmë që në fund të marrim tre titujt e mundshëm”, tha Sandro.

Lojtari iu bashkua Juventusit tri vite më parë nga gjiganti portugez Porto. /Telegrafi/