Telegrafi

Sandro: Bale është ndër më të mirët në botë

“Gareth Bale është i madh. Ai është njëri prej më të mirëve në botë, jam shumë i lumtur që luaj me të”.

“Do të kisha pasur dëshirë që ta kem atë në kombëtaren e Brazilit, por për fat të keq ai ka lindur në Wales”.

“Unë luaj me shumë lojtarë cilësor, por Bale është njëri prej më të mirëve. Ai ka gjithçka, manovron mirë me top, është i shpejtë, i mençur dhe i fuqishëm gjithashtu”, ka thënë Sandro për Daily Mirror. /Telegrafi/