Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro, ka shpjeguar se vendosi të nënshkruante kontratë të re pas bisedës me presidentin e klubit, Andrea Agnelli.
Braziliani e vazhdoi zyrtarisht kontratën në javën e kaluar dhe duket se biseda me kreun e klubit ka qenë vendimtare për hapin e tij të radhës.
“Kur një lojtar e rinovon kontratën, është gjithmonë i lumtur, sepse e di se e ka besimin e trajnerit, presidentit dhe klubit”.
“Ta themi troç, jam shumë i lumtur. Do të qëndroj në Torino për shumë vite. E nënshkrova rinovimin, sepse më pëlqen të qëndroj te Juventusi dhe se bisedova me presidentin, dhe e di ku dëshiron të shkojë, ai dhe Juventusi”.
“Dua të jem pjesë e atij tregimi”, ka deklaruar Alex Sandro për Corriere di Torino.
27-vjeçari është pjesë e Juves nga viti 2015 kur u transferua nga Porto dhe ka qenë lojtari kryesor në pozitën e tij. /Telegrafi/