Sandra Bullock dhe i dashur i saj, Bryan Randall, po planifikojnë të martohen. Aktorja e “Ocean’s Eight” dhe fotografi raportohet se po planifikojnë një dasmë sekrete.
“Ata kanë diskutuar për një dasmë sekrete. Megjithatë, Sandra është ende duke e menduar këtë gjë për shkak të eksperiencës së saj të keqe në të shkuarën”, citohen US Weekly një burim të afërt të çiftit.
“Ka pak ngurrim nga ana e saj. Aktorja u nda nga ish-bashkëshorti i saj, Jesse James pasi ai e tradhtoi me një femër tjetër”, thotë më tej burimi, transmeton TCH.
Nga ana tjetër, Bryan është shumë i emocionuar të kurorëzojë dashurinë e tij me aktoren e famshme.
“Ai është shumë i vendosur ta bëjë aktoren, bashkëshorten e tij. Por ai po pret vendimin e saj”, ka shtuar burimi.