Site icon Telegrafi

Sandhausen nuk beson më në Besar Halimin, lojtari i Kosovës duhet të gjejë klub të ri

Besar Halimi (Foto: Ronald Wittek/Pool via Getty Images)

Mesfushori Besar Halimi, që luan edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, mund të mbetet pa klub.

Edhe pse lojtari kishte kontratë deri në vitin 2021 me Sandhausenin e Bundesligës 2 të Gjermanisë, klubi e ka lajmëruar se nuk dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me të.

Halimi që kaloi te Sandhauseni vitin e shkuar nga Brondby, nuk e tregoi më të mirën e tij në këtë klub, duke luajtur vetëm 14 ndeshje në Bundesliga 2, ku shënoi edhe një gol.

Besar Halimi (Foto: Clive Mason/Getty Images)

“Ne u kemi thënë shtatë lojtarëve se nuk llogarisim më në ta. Lojtarët ende i takojnë grupit stërvitor, por kemi dashur të jemi të hapur dhe të sinqertë. I kemi njoftuar për këtë vendim sportiv në fazë të hershme”, ka thënë drejtori sportiv Mikayil Kabaca.

 

Halimi është në mesin e këtyre shtatë lojtarëve që duhet të gjejnë një klub të ri.

Harry Kane e Besar Halimi në duel (Foto: Clive Mason/Getty Images)

Mesfushori krijues ka luajtur për klube si Mainzin, FSV Frankfurtin dhe Stuttgarter Kickers.

Halimi deri tani ka zhvilluar 15 ndeshje me Kosovës dhe është një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga publiku. /Telegrafi/  

Exit mobile version