Gwyneth Paltrow është duke u përballur me një padi nga një mjek i Utah, i cili pretendon se aktorja u rrëzua në të gjersa ishte duke skijuar në shkurt të vitit 2016.
Terry Sanderson, njeriu që paditi aktoren fituese të Oscarit, pretendoi se 46-vjeçarja “ishte jashtë kontrollit gjatë skijimit” në Deer Valley Resort në Park City, Utah, shkruan në dokumentet e gjykatës të siguruara nga revista PEOPLE.
Mjeku amerikan po kërkon hiq më pak e as më shumë se një dëmshpërblim që kap shifrat e 3.1 milionë dollarëve.
“Kjo padi është krejtësisht pa meritë. Kushdo që lexon faktet do ta kuptojë këtë”, tha përfaqësuesi ligjor i yllit hollivudian
Sanderson e përshkroi incidentin si “një goditje e pakontrolluar”, ku Paltrow thuhet se “aktorja nuk ishte në gjendje të skijoj” dhe e goditi në pjesën e prapme. Për të keqësuar gjërat artistja nuk i dha ndihmën e parë duke u largua nga vendngjarja dhe lënë Sandersonin të shtrirë në dëborë, të plagosur rëndë , shkruan në padi.
“Gwyneth Paltrow e dinte se ishte gabim të godiste në shpinë Dr Sandersonin dhe për më keq u largua nga skena e aksidentit që kishte shkaktuar”, pohon Sanderson në padinë e dorëzuar në Utah.
Mjeku gjithashtu pretendoi se instruktori i skive, Eric Christiansen, i cili e shoqëroi aktoren, paraqiti një raport të rremë duke pretenduar se Paltrow nuk e shkaktoi aksidentin me mjekun. /Telegrafi/