Sekretarja për media në Shtëpinë e Bardhë Sarah Sanders, i ka thënë një rrjeti të televizionit religjioz se Zoti ka dashur që Donald Trump të jetë President.
Këto deklarata Sanders i bëri në një intervistë me rrjetin e transmetuesit të krishterë CBN, duke thënë se kjo ishte arsyeja pse Trump është në detyrë.
Sekretarja për media gjithashtu tha se e kanë të vështirë që të pranojnë leksione mbi moralin nga Partia Demokratike.
Kjo për faktin se demokratët e kanë cilësuar të pamoralshëm propozimin e Presidentit Trump për ndërtimin e murit me Meksikën.
Evangjelistët e mbështesin fuqimisht presidentin Trump.
Ëahtington Post ka raportuar se Trump ka fituar 80 % të votave të evangjelistëve më 2016, që është mbështetja më e madhe sesa ajo për kandidatët republikanë John McCain dhe Mitt Romney në zgjedhjet paraprake. /kp/Telegrafi/