Site icon Telegrafi

Sanders thotë se do të votoj për Hillary Clintonin për presidente

Kandidati demokrat presidencial, Bernie Sanders, ka shpallur se do të votoj për të nominuarën e supozuar demokrate, Hillary Clinton.

Më tutje, në komentet e tij gjatë një interviste në rrjetin televiziv MSNBC, ai theksoi se do të bëjë çdo gjë të mundshme për të ndihmuar që t’i shkaktohet disfatë të nominuarit të supozuar republikan, Donald Trump, pasi Sanders konsideron se “Trump në shumë mënyra, do të jetë katastrofal nëse zgjedhet president”.

Praktikisht, Clinton e ka siguruar nominimin në fillim të këtij muaji.

Bernie Sanders e ka mbajtur gjallë fushatën e tij, duke thënë se do të shkoj në Konventën e Partisë Demokratike në muajin korrik dhe do të përpiqet që të ketë sa më shumë politika të tij, që do të miratoheshin në kuadër të platformës partiake.

Exit mobile version