Senatori i Vermontit, Bernie Sanders ka ngadhnjyer në garën zgjedhore presidenciale të demokratëve në Washington dhe Alaska, duke shuar epërsinë e kandidates Hillary Clinton ndaj këtij të fundit.
Në fjalimin e tij pas fitore, Sanders tha se ai e dinte se do ta kishte vështirë në Jug, pasi është popullatë më konservatore.
“Por, e dinim se gjërat do të përmirësoheshin posa të arrijmë në Perëndim”, u ka thënë mbështetësve të tij Sanders në Wiskonsin.
Kemi një rrugë drejt fitoreve, ka shtuar kandidati karizmatik, shpresat e të cilit dukeshin të venitura pas disa humbjeve nga Clinton.
Në Uashingon, sipas “The Guardian”, Sanders fitoi me një epërsi prej 76 përqind, derisa Clinton mori 31 për qind të votave. Ndërsa, në Alaska Sanders ka marrë 79 për qind të votave, gjersa Clinton ka marrë vetëm 21 për qind nga to.