Site icon Telegrafi

Sandalet e “shëmtuara” janë më në trend se kurrë më parë

Kur bëhet fjalë për trendet më të debatuara, sandalet Crocs kryesojnë listën.

Marka ka bashkëpunuar me të gjithë, nga Christopher Kane te Justin Bieber.

Ajo ka zbuluar jetën e re në një botë në karantinë që vlerat funksionojnë mbi modë dhe shitjet e markës kanë pësuar një ngritje të menjëhershme gjatë pandemisë, kështu duke i bërë sandalet si një nga pjesët që e karakterizojnë atë periudhë, por trendi fuqishëm po vazhdon edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Edhe vajzat e famshme shumë shpesh janë parë si pjesë e trendit.

Në një kampionat varkash në 2007, Kate Middleton veshi me shoqet e saj të skuadrës sandale të kuqe.

Balenciaga në vitin 2018 shtoi edhe një platformë, duke ngritur edhe më lartë sandalet shumëngjyrëshe.

Ndërsa, Ariana Grande u bashkua me trendin në vitin 2019, duke i kombinuar ato me një xhup të zi, i përdorur si një fustan. /Telegrafi/

Exit mobile version