Site icon Telegrafi

Sandalet e gomës me kopsa kanë pushtuar qendrat e modës botërore këtë verë

Sandalet e gomës për plazh që i mbathnim si fëmijë u bënë hit i modës

Në botë quhen jelly shoes sipas kompanisë me të njëjtin emër që Tony Alano dhe Nicolas Guillon themeluan në vitin 1980 në Paris, e cila i popullarizoi ato si një zgjedhje komode dhe e sigurt e këpucëve me të cilat mund të notosh edhe në det.

Sandalet jelly fillimisht ishin bërë prej plastike dhe gome në një larmi formash dhe ngjyrash. Materiali zakonisht ishte i mbushur me një shkëlqim vezullues, transmeton Telegrafi.

Falë koleksionit veror të markës The Row për vitin 2024 dhe modelit Mara që motrat Olsen prezantuan në Paris në fund të vitit të kaluar – ato janë kthyer në modë.

E në të njëjtën kohë është e rëndësishme të thuhet se ato jo vetëm që mbathen në plazh, por janë bërë edhe yll i kombinimeve të shumta të stilit të rrugës.

Sandalet Mara ishin prodhuar në katër ngjyra: e bardhë, jargavan, blu dhe e kuqe dhe u shitën me një çmim prej 799 eurosh. Dhe po – ata u shitën në një kohë shumë të shkurtër.

Në koleksionin e saj i ka edhe fituesja e çmimit Oscar Jennifer Lawrence, e cila është adhuruese e madhe e sandaleve atipike, komode dhe të sheshta për verën.

Sandalet nostalgjike të plazhit janë ringjallur në koleksionet e prodhuesve të tjerë të njohur të këpucëve.

Disenjatorja greke Christina Martini, e cila qëndron pas markës Ancient Greek Sandals, ka eksperimentuar me pamjen dhe funksionin e tyre, të cilat mund të gjenden në koleksionet e markave më të përballueshme me çmime.

Sandalet e plazhit prej gome vishen në rrugët e kryeqyteteve të modës botërore.

/Telegrafi/

Exit mobile version