Pasi kanë pushtuar më parë pistat e modës, këto sandale po pushtojnë edhe stilin e rrugës këtë sezon
Popullariteti i versioneve të gomës që kujtojnë në mënyrë të papërmbajtshme fëmijërinë tani janë bërë një nga aksesorët e preferuar, veçanërisht nëse pyet aktoren Jennifer Lawrence.
Lawrence nuk mund t’u rezistojë dot sandaleve të modës dhe nuk e fsheh entuziazmin e saj për rikthimin e tyre në skenën e modës.
Pra, aktorja e njohur është krenare që ka disa palë sandaleve pelte, ndërsa tani ka debutuar edhe me të tjera. Tani, ajo, është fotografuar duke shëtitur nëpër Nju-Jork me një palë sandale peshkatari transparente, transmeton Telegrafi.
Së bashku me sandalet transparente pelte, ajo kishte veshur një këmishë të bardhë pa mëngë dhe pantallona të gjera të bardha, ndërsa një aksesor i veçantë ishte një këmishë e verdhë e ndezur me lule të qëndisura me rruaza blu dhe të bardha.
Lawrence gjithashtu ka vënë një palë syze dielli drejtkëndëshe me lente të verdha, një gjerdan të gjatë me varëse dhe një çantë të madhe të thurur.
Dhe trendi i këtyre sandaleve nisi me ato të peshkatarëve, modele lëkure me rripa të gjerë që u bënë një shtesë e pazëvendësueshme e stilimit veror. Dhe pas kësaj, moda shkoi një hap më tej, kështu që sandalet prej gome të kujtojnë në mënyrë të papërmbajtshme verërat e fëmijërisë. Që në fillim të sezonit ishte e qartë se këto sandale do të dominonin sezonin e verës dhe kjo u mbështet nga oferta aktuale e markave të njohura.
Duke qenë se këto sandale, janë tërësisht prej gome, ato mund të vishen në ujë pa asnjë problem, duke mbrojtur këmbët nga rëra e nxehtë apo gurët e mprehtë. Janë jashtëzakonisht rezistente, shumë të lehta për t’u pastruar dhe mirëmbajtur, gjë që i bën ato një investim të zgjuar të modës. /Telegrafi/