Kompania e këpucëve ‘Crocs’ ka raportuar një tremujor rekord të parë në shitje, me çmimin e aksioneve që rritet me 11% në 27 prill.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Andrew Rees tha se kërkesa për markën ‘Crocs’ është “më e fortë se kurrë” në të gjithë botën.
Shitjet u rritën me 64% në 460 milionë dollarë në tremujorin e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Fitimi para taksave gjithashtu u rrit në 122.5 milionë dollarë midis janarit dhe marsit 2021, nga shifra e mëparshme e fitimit të ‘Crocs’ prej 18.7 milionë dollarë.
Rees tani pret që shitjet për vitin e plotë të dyfishohen, krahasuar me një rritje të parashikuar prej 25% në shkurt.
Marka me seli në SHBA ka rritur popullaritetin e saj duke hyrë në disa partneritete të famshëm.
Kohët e fundit, Justin Bieber u bashkua me ‘Crocs’ për të lëshuar një këpucë të personalizueshme.
‘Crocs’ më parë është bashkuar me reperin Post Malone, Priyanka Chopra dhe yllin e muzikës pop Bad Bunny.
Kompania ka rritur strategjinë e saj të mediave sociale, me llogarinë e saj në TikTok duke fituar pothuajse 400,000 ndjekës. /Telegrafi/